Përballja e javës në Angli

Futboll

Përballja e javës në Angli

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:23
Trent Alexander-Arnold

Liverpool-Arsenal mund të konsiderohet padyshim si përballja më speciale e javës së 18 në Premier League.

Dy skuadrat janë pretendente së bashku me Manchester Cityn për të fituar titullin kampion teksa aktualisht, Arsenal kryeson klasifikimin me vetëm një pikë më shumë se “The Reds”.

Në lidhje me këtë ndeshje, foli Trent Alexander-Arnold i cili theksoi se këtë sezon topçinjtë duken më të sigurt në fushë ndërsa shtoi se fitojnë edhe prej punëve të pista që i merr përsipër Declan Rice.

“Nuk e di nëse ka të bëjë vetëm me Declan Rice apo jo, por ndjej që Arsenal është përmirësuar në këtë sezon.

Kanë më shumë vazhdimësi dhe fitojnë me më shumë siguri, e kontrollojnë më mirë ndeshjen.

Ata fitojnë në një mënyrë të ndryshme nga ne. Këtë sezon ne kemi fituar shumë ndeshje vetëm në fundin e lojës apo edhe me 10 lojtarë. Janë dy mënyra të ndryshme.

E di që Rice ka një meritë të jashtëzakonshme te Arsenali. Unë ndaj fushën me të tek kombëtarja e Anglisë dhe e di mirë se çfarë i ofron ai skuadrës. Ndërton lojën, “thyen” aksionet e kundërshtarëve dhe bën “punën e pisët”, u shpreh Alexander-Arnold.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat