Kur ka menaxhim, futbolli sjell edhe para

Futboll

Kur ka menaxhim, futbolli sjell edhe para

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Pamje nga një ndeshje

Kur ka menaxhim, futbolli sjell edhe para.

Këtë na e tregoi Elbasani, që është patjetër një qytet që e do futbollin. Në ndeshjen kundër Bylisit, në “Elbasan Arena”, ishin të pranishëm afro 7 mijë tifozë.

Një shifër që do ta kishte zili çdo klub i elitës. Veç atmosferës që u krijua, klubi ia ka dalë të arkëtojë edhe miliona. Duke marrë parasysh edhe çmimet e biletave, në total bëhet fjalë për një shifër te 18.5 milionë lekë të vjetër. Nuk janë pak për vetëm një ndeshje.

Në tribunën qendrore nga 2500 vende në total, 500 janë pak a shumë për sektorin VIP dhe aty biletat janë më së shumti dhurata, ndaj nuk llogariten fitime.

Në 2 mijë vendet e mbetura në këtë sektor bileta kushtonte 500 lekë të rinj, çka nënkupton 10 milionë lekë të vjetër. Më pas, rreth 4 mijë tifozë ishin në tribunën përkarshi, me çmimin e biletave 200 lekë, (8 milionë lekë), ndërsa afro 500 tifozë ishin pas portës, aty ku bileta kushton 100 lekë të rinj (500 mijë lekë)…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat