Sulmuesi dëmtohet sërish

Futboll

Sulmuesi dëmtohet sërish

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:09
Pamje nga një ndeshje

Një situatë frustruese për Partizanin ajo e Christian Mba-së.

Sulmuesi i cili u ble me shumë bujë për 180 mijë euro nga Trepça ’89 ka rezultuar në dështim.

Kjo jo për shkak të cilësisë së tij në fushë, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Këtë sezon ka luajtur vetëm 9 ndeshje dhe vetëm 1 prej tyre ka arritur ta mbyllë deri në fund duke mos luajtur më shumë se 60 minuta mesatarisht për ndeshje.

Nigeriani është kushtëzuar nga një dëmtim në muskujt e barkut që e mbajti jashtë për 3 muaj me ndërprerje dhe vetëm pak javë më parë ia doli të rikthehej.

Por, tani kur pritej të ishte i gatshëm për trajnerin e ri Orges Shehi e të provonte shanset e tij, Mba dëmtohet sërish, kësaj rradhe një tërheqje muskulore e cila do ta mbajë jashtë deri në shkurt,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat