Guardiola kundër Botërorit për Klube

Futboll

Guardiola kundër Botërorit për Klube

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 13:24
Guardiola

Josep Guardiola është i mendimit se kalendari i ngjeshur i ndeshjeve, në vitet në vazhdim do të jetë një problem i madh për shëndetin e lojtarëve.

Trajneri i spanjoll ka dhënë mendimin e tij mbi këtë çështje edhe të shtunën në përfundim të ndeshjes mes Sitit dhe Shefild.   

“Nuk kam ndryshuar pozicion, vazhdoj të besoj se vetëm lojtarët kanë mundësi të ndryshojnë gjërat. Problemi është se ne kemi vetëm tre javë pushim gjatë verës dhe kjo periudhë kohore nuk mjafton për tu rigjenereuar. Shikoni numrin e të dëmtuarve”, tha Guardiola.

Spanjolli nuk pajtohet me idenë e formatit të ri të Botërorit për klube. Siç dihet FIFA, prej sezonit 2025, ka vendosur që ta shtrijë për gjatë një muaji pasi pjesëmarrëse do të jenë 32 skuadra. Edicioni i parë i këtij kompeticioni me formatin e ri do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të startojë vetëm 15 ditë pas finales së Champions-it si dhe është programuar që të mbyllet vetëm pak javë nga starti i sezonit të ri futbollistik.

Për të gjetur një rrugë të mesme Guardiola ka ftuar lojtarët që të bëjnë grevë dhe të mos pranojnë që të luajnë në disa ndeshje pasi vetëm kështu do të merrnin vëmendjen e FIFA-s, e cila sipas tij kur ka përpiluar kalendarin e ri nuk ka bërë llogaritë me sforcon fizike të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat