Elmas e nis aventurën te Lejpzig

Futboll

Elmas e nis aventurën te Lejpzig

Më: 2 janar 2024 Në ora: 18:49
Elif Elmas

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas e ka nisur aventurën e tij të re te skuadra e Lajcingut.

Ekipi gjerman sot është rikthyer punës për gjysmësezonin e mbetur, teksa kanë udhëtuar drejt Spanjës ku do të zhvillojnë përgatitjet kryesore në një mini kamp në La Manga.

Pjesë e ekspeditës së Lajcipungut ishte edhe futbollisti shkupjan që firmosi me ekipin gjerman në ditët e fundit të vitit 2023. Elif Elmas u transferua nga Napoli te Lajpcingu për shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa te ekipi i ri arriti marrëveshje deri në vitin 2028.

Skuadra e Lejpzig renditet në pozitën e katërt në Bundesligën gjermane me 33 pikë të tubuara, duke qëndruar pas Shtutgartit, Bayernit dhe Leverkusenit të Granit Xhakës që kryesojnë renditjen tabelare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat