Roma me mund të madh kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Roma me mund të madh kualifikohet në çerekfinale

Nga: K.G. Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:55
Dybala

Roma mezi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Romakët u ringjallen me lojë në 15 minutat e fundit duke shënuar fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Cremoneses. 

Deri në minutën e 77-zë mysafirët avancuan me 0:1 me golin e Tsadjout në minutën e 37-të. 

Lukaku në minutën e 77-të ka barazuar dhe Dybala nga penalltia në atë të 85-tën shënoi për fitoren që e kualifikoi Romën.

Në çerekfinale, Roma do të përballet me Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat