Superiorja luhet në 3 ditë

Futboll

Superiorja luhet në 3 ditë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Skuadrat e Superiores kanë nisur përgatitjet dhe më pas do të rikthehen sërish në fushë për pjesën e dytë të sezonit. Ekipet do të fokusohen fillimisht te përforcimi i organikës së tyre, ndërsa prej dy ditësh kanë nisur stërvitjet për pjesën tjetër të sezonit.

Gjithçka do të rinisë në mes të janarit, përkatësisht më 12, 13 dhe 14 janar të vitit 2024. 5 takime mjaft interesante janë në program, të cilat ngjallin edhe interesin e tifozëve.

Tirana do të udhëtojë në Durrës ku do të sfidohet me Dinamon në “Niko Dovana”, sfidë kjo që do të luhet më 12 janar në orën 17:00.

Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet në “Egnatia Arena” dhe që starton në orën 13:30 më 13 janar. Po me 13 janar do të luhet edhe përballja mes Partianit, i cili do të presë Teutën në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Ndërkohë më 14 janar do të luhet dy takimet e fundit të kësaj jave. Fillimisht do të duelojnë Laçi dhe Erzeni në Kurbin, me sfidën që starton në orën 13:00, ndërsa do të ulë siparin dueli i Veriut mes Vllaznisë dhe Kukësit që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat