Pse e zëvendësoi Lewandowskin?

Futboll

Pse e zëvendësoi Lewandowskin?

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:06
Lewandowski

Barcelona vuajti jashtë mase në transfertë ndaj Las Palmas duke fituar me përmbysje 2-1.

Golin e fitores katalanasit e shënuan vetëm në minutën e 93 falë një penalltie të ekzekutuar nga Gundogan. Xavi sqaroi se e zëvendësoi Robert Lewandowskin pasi në fushë i duheshin lojtarë më të shpejtë.

“Skuadra luajti për të fituar dhe ia doli përballë një ekipi që nuk është përmbysur kurrë më parë në këtë kampionat. Në pjesën e parë ishim të ngadaltë dhe nuk ia dolëm thuajse në asnjë moment që të vertikalizonim.

Në pushimin mes pjesëve iu thashë djemve të ishin të qetë në fushë dhe të gjenin momentin e duhur për të vertikalizuar.

Isha i bindur se do ta fitonim ndeshjen, ia deklarova lojtarëve që do të fitonim 3-1. Edhe pse në fund shënuam dy herë, por që mjafton. Askush nuk fiton lehtë në këtë kampionat,

Girona fitoi në limite ndaj Atletico Madrid, ndërsa Reali fiton në minutën e 80 nga një goditje këndi. Dua më shumë respekt për ekipin që është kampion në fuqi i LaLiga-s.

Zëvendësimet? Vendosa të aktivizoja Vitor Roque sepse na jep thellësi, pastaj zëvendësimi i Lewandowskit erdhi edhe sepse në fushë duhej të kishim lojtarë të shpejtë.

Përveç Vitor Roque u aktivizuan edhe Lamine Yamal, Joao Felix apo Fermin. Mendoj se lëvizëm në mënyrën e duhur me zëvendësimet dhe skuadra tregoi dëshirë për të fituar”, deklaroi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat