Varane drejt rikthimit në Spanjë

Futboll

Varane drejt rikthimit në Spanjë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:13
Raphael Varane

Barcelonës mund t’i ofrohet një marrëveshje e madhe me kosto të ulët për të nënshkruar me mbrojtësin francez të Manchester United, Raphael Varane.

Ish-qendërmbrojtësi francezi i Real Madrid pritet të largohet pas ardhjes së pronësisë së re në “Old Trafford”.

Erik ten Hag ka karkuar shitje të disa lojtarëve për të hapur rrugën e nënshkrimeve të reja.

Në Angli, Varane e kanë cilësuar si një nga largimet e mundshme dhe sipas “Teamtalk”, United është gati ta lërë të lirë mbrojtësin francez për 20 milionë euro dhe në bisedime është futur Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat