I shumë kërkuari

Futboll

I shumë kërkuari

Më: 6 janar 2024 Në ora: 15:23
Pedri

Gjigantët e Premierligës, Arsenali dhe Manchester City, janë gati të konkurrojnë për yllin e mesfushës së Barcelonës, Pedri, sipas “Fichajes”,

Si Mikel Arteta, ashtu edhe Pep Guardiola e admirojnë reprezentuesin spanjoll, ndonëse “Topçinjtë” kanë përzgjedhur edhe emrat e Joao Palhinhës dhe Martin Zubimendi.

Problemet fizike të Pedrit kanë krijuar pasiguri te Barcelona, duke nxitur spekulime për qëndrimin e tij në skuadër.

Shumë klube të kalibrit të lartë në Evropë, si Manchester City, Arsenali dhe Bayern Munichu, kanë shprehur interesimin e tyre për lojtarin e talentuar spanjoll për sezonin e ardhshëm, raporton tutje “Fichajes”.

E ardhmja e mesfushorit të talentuar spanjoll bëhet e pasigurt për shkak të lëndimeve të vazhdueshme, me këto klube të mëdha që po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e sigurimit të shërbimeve të mesfushorit premtues në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat