Çuditë e Kupës FA

Futboll

Çuditë e Kupës FA

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Turet e para të Kupës FA zakonisht dhurojnë episode interesante, pasi në lojë janë si skuadrat e mëdha, ashtu edhe ato të futbollit amator dhe shpeshherë, ekipet u bëjnë vend lojtarëve të rinj në radhët e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me Rori Fineran i cili ka debutuar në moshën 15-vjeçare me skuadrën e Bllekbërn në ndeshjen kundër Kembrixh Junajtid. Ai ishte zëvendësues në fundin e pjesës së dytë të sfidës që skuadra e tij fitoi me shifrat 5-2 duke kaluar në turin tjetër.

Por ajo që u bëri përshtypje të gjithëve ishte se Fineran mbante një fanellë pa sponsor.

Shumëkush mendoi se ishte një gabim i magazinierit, që nuk kishte përgatitur një fanellë të duhur për lojtarin e ri debutues. Por më pas u mësua se gjithçka kishte lidhje me emrin e sponsorit.

Bllëkbërn sponsorizohet nga një kompani cigaresh elektronike, por Fineran është nën moshën e lejuar për të konsumuar duhan e kësisoj, ligji e ndalon që ta reklamojë në veshje në aktivitete publike. Ndaj edhe fanella e tij nuk mbante emrin e sponsorit, në një ditë që gjithsesi ai nuk do ta harrojë kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat