Shehi ‘blindon’ formacionin

Futboll

Shehi ‘blindon’ formacionin

Më: 7 janar 2024 Në ora: 14:40
Shehi e Skuka

Partizani vazhdon përgatitjet në Turqi para rinisjes së kampionatit dhe nën drejtimin e Orges Shehit skuadra vijon me seancat stërvitore. Ekipit do t’i bashkohet së shpejti edhe Xhulio Skuka i cili zyrtarizoi rikthimin në Superiore.

Padyshim, goditja më e bujshme deri tani me Partizanin që fiton një futbollist cilësor, të dashur për tifozët e mbi të gjitha, ajo që vlen më shumë në fushën e lojës, Partizani fiton një goleador.

Trajneri Shehi po punon për të konsoliduar formacionin dhe ka disa dilema në mendje, por ajo e 9-shit të skuadrës është ‘hipotekuar’ tashmë. Skuka do të jetë bomberi i të kuqve, ndërsa në balotazh janë krahët e sulmit dhe ai i majtë i mbrojtjes.

Cara është titullari absolut këtë sezon, por mbetet të shihet e ardhmja e tij në merkato. Albers Keko ka besimin e drejtuesve dhe duhet të bindë trajnerin për të fituar pozicionin e titullarit, pozitë që ia dha në miqësoren me holandezët.

Buxhelaj dhe Atanaskoski janë në balotazh për krahun e majtë të mbrojtjes me të parin që e nisi titullar gjithashtu në miqësore, por maqedonasi ka ofruar gjithmonë siguri dhe eksperiencë në Superiore ndaj mbetet të shihet.

Krah Sotës, në qendër të mbrojtjes do të rreshtohet Preka i cili është shumë pranë rikthimit nga dëmtimi në shpatull, ndërkohë që Bytyçi është ende larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat