Henry: Qaja çdo moment

Futboll

Henry: Qaja çdo moment

Më: 9 janar 2024 Në ora: 13:10
Henry

Ish-sulmuesi Tierri Henry padyshim konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit teksa fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 1998. 

Por së fundmi zbuloi se ka vuajtur depresionin në kohën kur ishte futbollist dhe se gjithashtu periudha e izolimit nga COVID e bëri shumë të ndjeshëm aq sa nuk i mbante lotët.

“Gjatë karrierës sime kam qenë në depresion, por nuk e kam kuptuar.

Nuk kam bërë asgjë për ta kaluar atë gjendje, thjesht jam përshtatur.

Kam gënjyer për një kohë të gjatë pasi e dija se shoqëria nuk ishte gati për të dëgjuar atë që unë kisha për të thënë. Periudha e COVID-it më bëri shumë të ndjeshëm.

Isha i izoluar dhe për një vit nuk munda të takoja fëmijët e mi. Qaja thuajse çdo ditë pa pasur një arsye konkrete, besoj se ishin lot që ishin mbledhur prej shumë kohësh. Kisha nevojë të çlirohesha dhe kuptova se ishte ai Henry i vjetër që po qante. Po qaja për çdo moment të kaluar ku isha munduar të tregohesha i fortë”, u shpreh Henry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat