Tri shtyllat e Real Madridit

Futboll

Tri shtyllat e Real Madridit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 16:13
Ancelotti

Arrigo Sacchi është një emër i shenjtë në historinë e Milanit. Ai ishte trajneri me të cilin Carlo Ancelotti fitoi dy herë Kupën Evropiane/Champions League (1989 dhe 1990) dhe ndërtoi një model loje me të cilin ndryshoi futbollin në Evropë, përhapi “terror” mes rivalëve të tij, përfshirë Real Madridin.

Të hënën pasdite mësuesi dhe nxënësi folën në telefon. Sot, Ancelotti është një trajner legjendar, siç ishte edhe Sacchi. Në krah të Arrigos mësoi shumë nga gjërat që e kanë sjellë “Carletton” në elitën botërore. Në atë bisedë që nisi nga e kaluara kuqezi, u diskutua edhe Real Madridi i së tashmes, drejtuar nga Ancelotti.

Trajneri i bardhë shpjegoi në një konferencë për shtyp se Sacchi i dha atij çelësat e asaj që është Real Madridi sot: “Më pëlqen atmosfera që kemi në klub dhe në dhomat e zhveshjes. Ky është suksesi, shpirti i fortë i ekipit. Ne po luajmë futboll të mirë, solid dhe me ide të qarta. Sacchi më tha të hënën në telefon: atmosferë e mirë, shpirt ekipor dhe duke luajtur futboll të mirë”.

Kjo ishte një nga pikat më të habitshme të një konference për shtyp, në të cilën Ancelotti la fraza të rëndësishme. Një edhe për Vinicius: “Më pëlqeu ajo që tha pas finales së Superkupës më shumë se tre golat që shënoi”.

Trajneri i bardhë, i cili e bëri të qartë se braziliani po bën mirë (“është rikthyer në nivelin e tij më të mirë, i duhej kohë. Ai po mëson të luajë më shumë brenda dhe kjo e bën më të rrezikshëm, më pak të parashikueshëm), theksoi sërish një aspekt që e shqetëson atë.

Gjumin ia ka prishur pozicioni i Fede Valverdes dhe pse ai kontribuon më pak këtë sezon: “Për mua nuk është e qartë se atij i pëlqen më shumë të luajë si pivot i dyfishtë, sepse më ka thënë se nuk ka rëndësi se ku e vendos. Fede është thelbësor për ne. Gjithashtu, nuk më intereson se në çfarë pozicioni luan”.

Lloji i ndeshjes që pret Ancelotti është i qartë: “Do të jetë më e komplikuar se në Superkupë, sepse Atlético Madridi është shumë i fortë në shtëpi. Nuk mendoj se derbit e mëparshëm na japin një avantazh psikologjik.

Çdo ndeshje është e ndryshme. Provokime? Nuk kemi punuar fare për këtë. Po luajmë kundër një kundërshtari shumë të vështirë, është një ndeshje mes dy skuadrave që mund të fitojnë turneun dhe kjo flet për nivelin e duelit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat