Benzema mund të bashkohet me “zikaltërit”

Futboll

Benzema mund të bashkohet me “zikaltërit”

Më: 17 janar 2024 Në ora: 20:26
Benzema

E ardhmja e Karim Benzema pritet të jetë në Europë, me sulmuesin francez që raportohet nga mediet arabe se dëshiron të rikthehet në kontinentin e vjetër, pas mosmarrëveshjeve me Al-Ittihad.

Ish-portieri i Inter-it, Sebastien Frey së fundmi ka bërë një deklaratë “bomb”, ndërsa ka thënë se sulmuesi mund të bëhet pjesë e Serie A.

Frey tha në një intervistë të dhënë së fundmi se Benzema mund të bashkohet me Inter-in, me klubin “zikaltër” që së pari duhet të “heqë qafe” Alexis Sanchez.

“Benzema është ka mosmarrëveshje me Al-Ittihad dhe për këtë arsye ai mund të nxirret në merkato që tani në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar që Marotta nuk e ka pohuar një afrim të francezi, por njëkohësisht as nuk e ka mohuar diçka të tillë.

Prioriteti është largimi i Sanchez dhe nëse kjo gjë ndodh Interim und të kthehet nga Benzema”-deklaroi Frey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat