Të premten bota e futbollit do të shikojë nga Munihu, i jepet lamtumira legjendës 

Futboll

Të premten bota e futbollit do të shikojë nga Munihu, i jepet lamtumira legjendës 

Nga: K. G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 21:39
Franz Beckenbauer, gjatë viteve të arta të tij

 Bota e futbollit nesër do t'i thotë lamtumirë legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

“Të premten bota e futbollit do të shikojë nga Mynihu. Në ‘Allianz Arena’, legjenda të futbollit, politikanë të lartë dhe dhjetëra mijëra tifozë do t'i thonë lamtumirën Franz Beckenbauer, i cili ka ndërruar jetë më 7 janar në moshën 78-vjeçare.

Tashmë dihet se ceremonia mortore do të hapet me tenorin e yllit të Munihut, Jonas Kaufmann. Ndër të tjera, ai do të këndojë një version italian të klasikut “Time to say Goodbye”.

Presidenti i Nderit të FC Bayern Uli Hoeness, Kryeministri i Bavarisë Markus Söder dhe Presidenti Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier do të mbajnë fjalime.

I pranishëm në ‘Allianz Arena’ do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat