Përmbysje e çmendur e Laçit

Futboll

Përmbysje e çmendur e Laçit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:09
Pamje nga ndeshja

Partizani ka lënë pikë të rëndësishme në luftën për pozicionet në “Final 4’ të këtij kampionati, pasi është befasuar në shtëpi nga Laçi. 

Orges Shehi ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e të kuqve në ndeshje zyrtare, duke u mundur në shtëpi me përmbysje nga kurbinasit me shifrat 2-1 në shtëpi në minutat shtesë.

Të kuqtë dominuan ndeshjen që në start duke kërkuar portën dhe duke gjetur golin me Mensah shumë shpejt, Por më pas nisi një seri rastesh të humbura me të kuqtë që nuk ia dolën që të mbyllnin sfidën.

Pas rënies të ritmit të lojës së Partizanit, Laçi rriti trysninë duke kërkuar me ngulm golin. Barazimi  i Sobouejll shtoi euforinë te kurbinasit të cilët nuk u ndalën dhe kërkuan e gjetën fitoren me golin e Tresës në shtesë, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në këtë transfertë.

PARTIZANI-LAÇI 1-2
12′ Mensah / 83′ Sobouejll, 90’+6′ Tresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat