Milani bën çmenduri, fiton me përmbysje në finish të takimit

Futboll

Milani bën çmenduri, fiton me përmbysje në finish të takimit

Nga: K. G. Më: 20 janar 2024 Në ora: 22:46
Milani feston

MIlani kthehet me tre pikë shumë të vështira nga stadiumi në Udine. 

Udinese ka pësuar humbje me rezultat 3:2 me Milanin, në një sfidë dramatike deri në çastet e fundit.

Milan bën çmenduri, fiton me përmbysje në finish të takimit.

Në minutën e 31-të, Loftus-Cheek kaloi në epërsi Milanin por tre minuta pa përfunduar pjesë e parë u barazua rezultati me golin e Samarxhiq.

Futbollisti Thauvin në minutën e 62-të e zuri në "gjumë" mbrojtjen mysafire, 2:1. 

Në minutën e 83-të, Joviq shënoi për 2:2 dhe Okafor në minutën e 90+3 e “ngrin” Udinesen, 2:3.

Pas javës së 21-të në Serie A, Milani është në vend të tretë me 45 pikë dhe Udinese në të 17-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat