Federata merr vendim kundër Udineses

Futboll

Federata merr vendim kundër Udineses

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:10
Pamje nga ndeshja

Ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Udienze-Milan, me thirrjet raciste kundër portierit kuqezi Majk Menja, kanë përfunduar para komisioneve disiplinore të Federatës Italiane. Dhe këta të fundit kanë vendosur të mbyllin dyert e stadiumit të qytetit të Udines për ndeshjen e ardhshme si pritës të bardhezinjve.

Vendimi i sotëm ka qenë për mbylljen për një ndeshje të stadiumit, pas këtyre ngjarjeve, për të cilat ishte shpjeguar se ishte ndjekur plotësisht protokolli përkatës me thirrjet me megafon dhe ndërprerjet e ndeshjes dy herë radhazi.

Në vendim shpjegohej gjithashtu se si sjellja e Menja dhe largimi i tij nga fusha e lojës në shenjë proteste ishte i ligjshëm, ndaj nuk do të kishte asnjë lloj mase ndaj tij për këtë veprim pa lejen e gjyqtarit.

Por njëkohësisht, shpjegohej se ndaj Udinezes ishte marrë masa minimale e mundshme për sjellje të tilla të spektatorëve, pasi klubi kishte qenë menjëherë i gatshëm për të bashkëpunuar, duke ndihmuar organet përkatëse që të identifikonin autorët e atyre thirrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat