Leegjenda kundër Salah

Futboll

Leegjenda kundër Salah

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:14
Salah

Legjenda e futbollit egjiptian, Ahmed Hassan, ka kritikuar Mohamed Salah për kthimin te Liverpool pas dëmtimit të tij.

Salah pësoi një dëmtim muskulor me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Ganës.

Fillimisht u raportua se Salah do të humbiste të paktën dy ndeshje pas dëmtimit të tij dhe do të kthehej në kohë për çerekfinale nëse Faraonët do të arrinin kaq larg.

Megjithatë, menaxheri i sulmuesit ka zbuluar për BBC për të zbuluar se dëmtimi është më serioz sesa mendohej fillimisht dhe egjiptiani mund të qëndrojë jashtë për tri deri në katër javë.

Ky zhvillim ka bërë që ish-ylli i Romës të kthehet te Liverpool për të filluar rikuperimin e tij.

Megjithatë, vendimi i tij për t’u larguar nga kombëtarja është kritikuar nga ikona e Egjiptit, Hassan.

Sipas ish-sulmuesit, duke pasur parasysh ndikimin e madh të Salah në skuadër, ai duhet të kishte qëndruar me ekipin në vend që të kthehej në Angli.

“Unë e kam mbështetur gjithmonë Salah dhe kam qenë shumë i lumtur me praninë e tij si kapiten i ekipit kombëtar egjiptian.

Nuk kisha probleme me atë që tha, por doli se ai po planifikonte largimin e tij nga grumbullimi i Egjiptit”, tha Hassan.

“A lejojnë rregullat e AFCON një lojtar të largohet nga kampi i ekipit kombëtar dhe të kthehet përsëri?

Ai kishte mundësinë të sillte dikë nga stafi mjekësor i Liverpoolit për të qenë me skuadrën gjatë kompeticionit.

“Përsëri, ai është kapiten. Ai duhet të qëndrojë me ekipin sido që të jetë, edhe nëse rri vetëm me një këmbë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat