Jashari shënon dhe asiston në kampionatin zviceran 

Futboll

Jashari shënon dhe asiston në kampionatin zviceran 

Nga: K. Goca Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Ardon Jashari

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari, sonte ka treguar lojë të madhe në fanellën e Luzernit, duke kontribuar në fitoren e  thellë me rezultat 3:0 ndaj Lausanne Ouchy.

Luzern kthehet me pikë të plota, ndërsa vendasit zhgënjejnë. 

Shënues për fitoren e udhëtuesve janë: 30’ Klidje - 0:1. 34’ Jashari - 0:2. 63’ Dorn - 0:3.

Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri e Liridon Mulaj u paraqitën titullarë për Lausannen dhe Jashari për Luzernin. 

Alban Ajdini në minutën e 58-të futet në vend të Qarrit e Kyeremateng zëvendësoi Mulajn e Valon Hamdiu në minutën e 74-të e ka ndërruar Akichin të Lausannen.

Jashari ka shënuar në minutën e 34-të e ka asistuar në golin e tretë në minutën e 63-të. 

Jashari është zëvendësuar në minutën e 74-të.

Hamdiu është ndëshkuar me karton të verdhë pas një faulli në minutën e 90+2.

Luzern është në vend të pestë me 31 pikë e Lausanne Ouchy në të fundit (12-tin) me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat