Kërkon me ngulm largimin

Futboll

Kërkon me ngulm largimin

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:36
Raphael Varane

Kërkon me ngulm largimin!

Fillimisht ishte dëshira e klubit për ta larguar, mirëpo tanimë vetë “kollosi” francez i mbrojtjes, Raphael Varane po kërkon largimin nga “Djajtë e Kuq” të Manchester United, me ish-kampionin e botës, që u transferua me shumë bujë në “Old Trafford”, në verën e vitit 2021, mirëpo tashmë ndihet tejet i zhgënjyer nga atmosfera e krijuar te “gjigantët” anglezë dhe nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, nga kjo prishje e marrëdhënieve mes klubit e lojtarit kërkojnë të përfitojnë “gjigantët” sauditë të Al-Nassr, me këta të fundit, që janë hedhur menjëherë në sulm për të transferuar 30-vjeçarin në Lindjen e Mesme, teksa janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë me vlerë 50 milionë euro në sezon.

Një shtysë e madhe për skuadrën e Al-Nassr pritet të jetë edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, me “kollosin” e qendrës së mbrojtjes që e njeh mirë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, teksa më herët kanë qenë pjesë e “Galaktikëve” të Real Madrid, ku shkruan historinë në botën e futbollit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat