Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 21:22
Kylian Mbappe

Do të duhet të presim edhe pak për të zbuluar se ku do të luajë Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm. Nasser al-Khelaïfi, në margjinat e Kongresit të UEFA-s që u zhvillua sot në Paris, ku u rikonfirmua unanimisht në Komitetin Ekzekutiv deri në vitin 2028, nuk ka dashur t’i hedhe benzine zjarrit. “Kur të vendosim të dy, do të flasim dhe do t’iua komunikojme”, tha presidenti i PSG.

Të premten e kaluar, Le Parisien konfirmoi vendimin e Mbappe, edhe pse klubi parizian ende nuk është njoftuar nga lojtari. Nga ana e tyre, Real Madridi është në pritje të njoftimit: sapo të bëhet e ditur se ish-lojtari i Monacos nuk do të rinovojë kontratën, madrilenët do të tentojnë ta përfundojnë shpejt procesin.

Sulmuesi, sipas thashethemeve që dolën mëngjesin e sotëm, mund të fitojë 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilit duhet t’i shtohen edhe bonuse të ndryshme.

Paga që merr aktualisht Mbappé, pas rinovimit në maj 2022, është 72 milionë euro bruto, të cilave ai i kishte shtuar një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin e rinovimit dhe shtimin e bonuseve për çdo vit qëndrimi në Paris: 70 milionë euro për e para, 80 për të dytën dhe në fund 90 nëse do të kishte respektuar klauzolën e rinovimit të njëanshëm deri në vitin 2025.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka folur gjithashtu sot për Kylian Mbappé: “Unë thashë se ishte rreth 50% disa javë më parë, tani është edhe më shumë. 55/60% shanse? Po, mendoj kështu. 

Çdo ditë që kalon dhe Mbappe nuk nënshkruan kontratën e re me PSG-në, përqindja rritet”.

Sipas Cadena Ser, Kylian Mbappé ka tre kërkesa financiare për çdo klub që shpreson ta nënshkruajë atë këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat