Theo Hernandez: Kthimi te Real Madridi? Ndihem mirë te Milani

Futboll

Theo Hernandez: Kthimi te Real Madridi? Ndihem mirë te Milani

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Theo Hernandez

Theo Hernandez, mbrojtësi i majtë dhe simbol i Milanit, ka dhënë një intervistë për “AS”, gazetë spanjolle. 26-vjeçari francez pranoi se po përjeton periudhën më të shkëlqyer të karrierës së tij me kuqezinjtë, duke falënderuar Piolin dhe shpjeguar se sa rehat ndihet në Milano.

Gazeta, shumë pranë Real Madridit, klubi ku Theo luajti në sezonin 2017-2018 (13 paraqitje, 0 gola), gjithashtu e pyeti lojtarin nëse ëndërron një rikthim të mundshëm dhe hakmarrje me “Los Blancos” në ardhmja e afërt. Më poshtë janë fjalët e Theos:

“Si në nivel sportiv, edhe personal, ndihem shumë rehat këtu. I jam plotësisht mirënjohës këtij qyteti të mrekullueshëm që më priti nga dita e parë si të ishte shtëpia e jetës sime. Gjithçka ishte e lehtë që në momentin e parë. Ndihem i dashuruar dhe jam shumë i lumtur në Milano.

A jam në momentin më të mirë të karrierës sime? Mendoj kështu. Është e vërtetë që një lojtar nuk ndalon së përmirësuari, por mendoj se jam në një moment ideal pjekurie. Ndjej gjithashtu besimin e trajnerit dhe shokëve të mi.

Pioli? Ai është një person shumë i afërt me lojtarët dhe më ka mbështetur në çdo moment. Më dha besimin maksimal që të shfrytëzoja cilësitë e mia dhe u përpoqa t’ia shpërblej në fushë me punën time. I jam shumë mirënjohës si në nivel personal, edhe profesional, sepse është një person themelor në përmirësimin e performancës sime.

Për Real Madridin kam vetëm fjalë mirënjohjeje për angazhimin e fortë që pati për mua në atë moment. Jam një person që i pëlqen të shikojë përpara. I fokusoj të gjitha mendimet e mia në të tashmen dhe të ardhmen më të afërt, por si person mirënjohës që jam, e mbaj atë klub të madh në zemrën time.

I zemëruar që nuk ia dola me “Los Blancos”? Ndoshta në atë moment nuk ishin rrethanat ideale që të tregoja potencialin dhe entuziazmin që kisha, por përsëris mirënjohjen time për Real Madridin.

A mund të kthehem atje? Nuk e dimë kurrë se çfarë do të na sjellë jeta, por unë jetoj të tashmen për emocione dhe profesionalizëm. Askush nuk e di të ardhmen. Kemi ende shumë ndeshje të këtij sezoni me Milanin dhe me të vërtetë mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat