Tuchel: Është një situatë e çuditshme

Futboll

Tuchel: Është një situatë e çuditshme

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:49
Thomas Tuchel

Thomas Tuchel thotë se sulmuesi Harry Kane nuk është i kënaqur me situatën aktuale të klubit mes një serie rezultatesh të dobëta të regjistruara nga Bayern Munich.

Kane po kalon një sezon të parë të shkëlqyer te Bayern, duke shënuar 24 gola në 21 ndeshje të Bundesligas, por nuk ka arritur të gjejë rrjetën në dy ndeshjet e fundit të ekipit të tij kundër Bayern Leverkusen dhe Lazio.

Humbjet në ato ndeshje e kanë lënë skuadrën e Tuchelit pesë pikë larg kreut në Bundesliga dhe kanë nevojë për një përmbysje në ndeshjen e kthimit të Champions League nëse duan të kalojnë në çerekfinale.

Tuchel ka pranuar se Kane nuk është i kënaqur me situatën aktuale me shokët e skuadrës dhe thotë se ata duhet t’i ofrojnë shërbim më të mirë anglezit.

Ai u tha gazetarëve: “Harry kujdeset për veten. Ai nuk ka nevojë për mua. Ai nuk është i kënaqur me lojën e ekipit gjatë ndeshjeve. As ne nuk jemi. Unë rrallë kam parë një mospërputhje të tillë mes stërvitjeve dhe ndeshjeve.

“Mënyra se si ai shënon në stërvitje, mënyra se si finalizon – është e pabesueshme. Është lojtar i klasit botëror. Por më pas e shikojmë rrallë në ndeshje. Ai vepron si kapiten. Çdo gjë është në rregull me të”.

Megjithatë, Tuchel është i bindur se ekipi i tij mund t’i kthejë gjërat. “Është një situatë e çuditshme. Atmosfera është padyshim pak e zymtë, sepse ne prisnim një reagim nga vetja”, shtoi ai.

“Thënë kjo, ne kemi humbur vetëm ndeshjen e parë dhe nuk jemi ende jashtë Champions League. Të gjithë jemi të përkushtuar për të ndryshuar gjërat.

“Në përvojën time, është e mundur ta bëjmë këtë vetëm në fushën e stërvitjes, gjë që bëmë dje. Ne do të japim gjithçka për të mbledhur energjinë që na nevojitet për të përmbysur fatin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat