I penduar

Futboll

I penduar

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:23
Phillips e Guardiola

Në vitin 2022, Kalvin Phillips u transferua nga Leeds United te Manchester City me shumë bujë. Megjithatë, mesfushori nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë dhe nuk ia doli kurrë të përshtatej me idetë e trajnerit Pep Guardiola.

Marrëdhënia e dyshes ishte e komplikuar me teknikun 53-vjeçar që nuk ngurroi edhe ta dënonte publikisht Phillips për kilogramët e tepërt pas Botërorit të Katarit.

Në atë periudhë, Guardiola e la 28-vjeçarin jashtë skuadre, ndërsa së fundmi mesfushori e pranoi se e përjetoi keq mënyrën si spanjolli e trajtoi çështjen e tij.

Megjithatë, ish-tekniku i Barcelonës dhe Bayern Munich duket se është penduar për këtë zgjedhje dhe sidomos për faktin se e zbuloi gjendjen fizike të lojtarit para mediave.

“E vërteta është se më vjen shumë keq për Phillips dhe atë që kam shprehur në atë kohë.

Të kërkosh falje një herë në tete vite nuk është keq. Nuk më vjen mirë për ato deklarata dhe i kërkoj ndjesë Phillips”, tha Guardiola për lojtarin që tashmë është pjesë e West Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat