Sërish telashe për Bayernin

Futboll

Sërish telashe për Bayernin

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Serge Gnabry, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka kanë përfunduar në shënjestrën e tifozëve të Bayern Munich. Të tre lojtarët janë parë duke festuar natën mes së shtunës dhe të dielës pas suksesit të kampionatit kundër Leipzig, fitore që erdhi në kohën shtesë.

Sipas “Bild”, lojtarët e lartpërmendur ishin të ftuar në një festë të organizuar nga reperi gjerman Luciano në një hotel në Mynih. Asgjë e keqe për të pranuar ftesën, përveç faktit se të tre u kthyen në shtëpi në orën 4 të mëngjesit, me stërvitjen e planifikuar për në 10:30.

Dy prej tyre, Gnabry dhe Davies, janë gjithashtu jashtë stërvitjes, pasi janë të dëmtuar për disa kohë. Gjithsesi, ata mund të rikuperohen për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Lazios, të planifikuar për 5 mars.

Zemërimi është rritur në mediat sociale ndaj Gnabry, Davies dhe Goretzka, veçanërisht për shkak të një sezoni pa kënaqësi. Skuadra bavareze, tashmë jashtë Kupës së Gjermanisë dhe pa trajner sezonin tjetër, sheh se edhe Bundesliga mund të mbyllet pa treofe pas 11 vitesh dominim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat