Kjo është situata e Brojës

Futboll

Kjo është situata e Brojës

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:30
Broja

Skuadra e Çellsit është duke menduar për shitjen e disa futbollistëve në fund të sezonit!

Në këtë listë është edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili momentalisht është i huazuar te Fulhami.

Broja në këtë listë është së bashku me lojtarët tjerë, si:Trevoh Çalobah, Konor Gallager dhe Mark Kukurelja. Këta futbollistë do të shiten për t’i rritur fondet në Financat e “Fair Play”.

Nëse i llogaritim vlerat e lojtarëve sipas sajtit “Transfermarkt”, atëherë nga këto shitje, Blutë e Londrës fitojnë plotë: 113 milionë euro.

Kujtojmë që sulmuesi shqiptar Armando Broja ka kontratë me Çellsin deri në vitin 2028, kurse këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat