​Babai i Wirtz e konfirmon të ardhmen e yllit gjerman

Futboll

​Babai i Wirtz e konfirmon të ardhmen e yllit gjerman

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:42
Florian Wirtz

Florian Wirtz po kalon një sezon të shkëlqyer me Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos.

Ylli gjerman në 31 paraqitje këtë sezon ka arritur të regjistrojë numra të çmendur, respektivisht tetë gola e 17 asistime.

Paraqitjet e tija kanë filluar të tërheqin vëmendje nga top skuadrat evropiane si Liverpooli, Real Madridi e Bayern Munichu.

Por, këtyre spekulimeve iu dha fund babai i Florian Wirtz, i cili njëkohësisht është edhe agjenti i tij, duke thënë se të paktën edhe dy vitet e ardhshme Wirtz do të qëndrojë në “BayArena”.

“Florian ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027. Kjo do të jetë koha e cila ai do ta kalojë në Leverkusen. Ne duhet të presim për dy vitet e ardhshme dhe do të shohim se ku na dërgojnë rrugët”, tha babai i Wirtz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat