Goditja e madhe për talentin turk

Futboll

Goditja e madhe për talentin turk

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:24
Arda Guler

Arda Guler nuk pritet të rrisë rolin e tij në Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi turk ka përjetuar një fillim zhgënjyes të karrierës së tij në kryeqytetin spanjoll pasi u bashkua nga Fenerbahce verën e kaluar.

“Los Blankos” mundi një mori rivalësh evropianë për të siguruar një marrëveshje për 19-vjeçarin shumë të vlerësuar, por ai ka luftuar për qëndrueshmëri në Madrid. Lëndimet dhe mungesa e besimit kanë luajtur një rol negativ për Gulerin, por problemet duket se janë më të thella.

“Ai po luan shumë pak, por shpresoj se tani e tutje mund të luajë më shumë, sepse ai ka shumë talent. Ne po e ndjekim me shumë kujdes.

Por, unë do të thërras vetëm lojtarët në gjendjen e tyre më të mirë fizike për Euro”, ka thënë Montella për Diario Sport.

Turqia përballet me miqësore kundër Hungarisë dhe Austrisë këtë muaj përpara fillimit të grupit F në Euro 2024 së bashku me Portugalinë dhe Republikën Çeke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat