Tuchel mendon për të ardhmen

Futboll

Tuchel mendon për të ardhmen

Më: 7 mars 2024 Në ora: 15:37
Thomas Tuchel

Erdhi me bujë të madhe, por nuk arriti të bënte “mrekullinë”.

Thomas Tuchel është drejt largimit nga “Bavarezët” e Bayern Munich, teksa në fundin e këtij sezoni strategu 50-vjeçar ka njoftuar se do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij sezon dhe aktualisht e ardhmja e teknikut gjerman ndodhet ende në pikëpyetje.

Megjithatë, nëse nga vetë Tuchel nuk ka një deklaratë zyrtare, mediat gjermane kanë bërë zbulimet e tyre dhe sipas raportimeve më të fundit, strategu gjerman mund të një aventurë të re, në Spanjë, teksa sipas “thashethemeve” më të fundit dëshira e tij është të marrë në duar “frerët” e “Katalanasve” të Barcelona, me agjentët e tij, që kanë nisur kontaktet me spanjollët.

Mirëpo, Spanja duket se nuk është pista e vetme e Tuchel, me teknikun 50-vjeçar, që kërkohet gjithashtu edhe në Angli, teksa konsiderohet si zëvendësuesi i mundshëm e Erik ten Hag, te “Djajtë” e United, por jo vetëm pasi një opsion i mundshëm është edhe rikthimi te Chelsea i tij i dashur, ku me “Blutë” fitoi edhe titullin kampion të Champions League, në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat