Moratti këshillon Zhangun

Futboll

Moratti këshillon Zhangun

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:43
Massimo Moratti

Prej disa kohësh nuk është president i Interit, por i ndjek gjithmonë si tifoz arritjet e klubit zikaltër. Massimo Moratti po shijon gjithashtu një ekip që po bën gjëra të mëdha këtë sezon, në kampionat dhe më gjerë.

Në një ditë të veçantë si kjo, në të cilën Interi mbush zyrtarisht 116 vjeç, nuk mund të mungonte një mendim për këtë rast.

Moratti foli në kanalin e gazetarit Gian Luca Rossi në YouTube, duke treguar emocionet e tij dhe disa anekdota. Mbi të gjitha, duke i dhënë ‘këshilla’ të veçanta nga perspektiva e merkatos Presidentit Zhang, punën e të cilit ai megjithatë e vlerësoi.

Në ditën e përvjetorit të tij, Interi del në fushë kundër Bologna-s për të hedhur një tjetër tullë drejt fitimit të kampionatit të njëzetë. Kundërshtari i komplikuar, duke parë se kuqeblutë po fluturojnë, pasi kanë marrë gjashtë fitore radhazi. Dhe me një Zirkzee që s’mund të ndalet.

Vetë holandezi do të jetë një nga të vëzhguarit specialë të ditës. Dhe sipas Morattit, padyshim që do të ishte një goditje e madhe në merkato.

“Më duket ai një lojtar fantastik”, shpjegoi ish-numri një i Interit. “Duke folur për lojtarët që mund të blihen, do të thosha atë.

“Është e qartë se nuk mund të përmendësh dikë si Mbappe, i cili është i paarritshëm. Por ndoshta të kesh një sulmues si Zirkzee do të ishte mirë të shihej për tifozët në stadium”.

Kush e di, Marotta mund të pranojë sugjerimin, edhe pse ankandi për numrin 9 të Bologna-s premton të jetë e nxehtë për të thënë më të paktën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat