Tre fitore në ndeshjet e fundit

Futboll

Tre fitore në ndeshjet e fundit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:46
Kukësi

Kukësi arriti që të mundë Vllazninë në ndeshjen e parë të fazës së katërt, duke mposhtur 2-0 në shtëpi shkodranët që për më shumë se një fazë nuk njihnin humbje.

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për kuksianët dhe e treta së bashku me takimin e Kupës kanë rikthyer optimizmin dhe besimin se në këto 8 ndeshje të mbetura në kampionat mbijetesa nuk është një mision i pamundur.

Bledar Devolli i ka injektuar skuadrës më shumë grintë dhe rezultatet po e ndihmojnë që të rrisë optimizmin tek lojtarët.

Skuadra do të ketë disa ditë pushim para se të rikthehet në fushën e lojës për të matur forcat me Egnatian kryesuese.

Diferenca me vendin e tetë, por njëkohësisht dhe me zonën e shpëtimit është 6 pikë, një diferencë e rikuperushme duke marrë parasysh faktin se do të ketë edhe tre ndeshje direkte me Erzenin, Laçin dhe Teutën.

Megjithatë, Kukësi dy nga këto tre ndeshje do i luajë në transferta, përkatësisht me Erzenin dhe me Laçin e vetëm Teutën do ta presë në shtëpi. Kalendari nuk duket favorizues, por në Kukës do provojnë deri në fund, edhe pse në këto javë të mbetura gjithçka do të vështirësohet akoma dhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat