Chiesa drejt largimit

Futboll

Chiesa drejt largimit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 20:18
Chiesa

Juventusi po ndjek sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood.

Greenwood aktualisht është i huazuar te Getafe, ku ata shpresojnë të zgjasin periudhën e tij të huazimit në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport thotë se Juventus është gjithashtu e interesuar, pasi po e vëzhgon Greenwood që nga fillimi i vitit.

Greenwood po konsiderohet si zëvendësues i mundshëm i Federico Chiesa, i cili po përflitet për një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

Kontrata e sulmuesit me United është deri në verën e vitit 2025. Ekziston edhe një opsion për ta rinovuar marrëveshjen me një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat