Pas të riut meksikan

Futboll

Pas të riut meksikan

Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:27
Santiago Gimenez

Padyshimin më të vogël është një nga “bomberët” më të mirë të momentit. “Ylli” meksikan i “gjigantëve” holandezë, të Feyenoord, Santiago Gimenez ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike, deri në këtë pikë të sezoni, ku në të gjitha kompeticioniet ka arritur të shënojë plot 24 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime, në vetëm 35 ndeshje.

Për 22-vjeçarin latin, ky është sezoni i dytë, te “tulipanët” e Feyenoord, teksa sezonin e shkuar, falë 28 golave të shënuara e 3 asistimeve rivendosi pas plot 6 vitesh mungesë, skuadrën e tij, në “majën” e futbollit holandez, duke arritur të shpallë kampionë të Eredivisie, ku kundërshtarët nuk ishin aspak të lehtë, duke parë skuadra si PSV apo Ajax.

Këto arritje nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga “gjigantët” e futbollit anglez, ku plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan. Arsenal, West Ham, Fulham e Chelsea kërkojnë shërbimet e Gimenez, mirëpo me “Blutë e Londrës”, që kërkojnë gjithashtu edhe të sigurojnë një kontratë të shpejtë, me francezin, Karim Benzema, nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqen nga gara.

Në krahun tjetër, tekniku, Mikel Arteta e kërkon me ngulm, meksikanin te “Topçinjtë”, duke parë edhe garën e mbetur, në Premier League e UEFA Champions League, me skuadrën e Arsenal, që është mes pretendentëve.

Pas “Topçinjve” vijnë “Çekanët” e West Ham, të cilët në rast mossigurimi të shërbimeve, të “bomberit” shqiptar, Armando Broja do të nisin menjëherë tratativat me skuadrën e Feyenoord, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Fulham, të cilët zor me mund të nënshkruajnë, me një sulmues të këtij niveli,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat