Statistikat e Angli-Belgjikë

Futboll

Statistikat e Angli-Belgjikë

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Belgjika dhe Anglia u përballën për herë të fundit në vitin 2020, me “djajtë e kuq” që dolën fitimtarë me rezultatin 2-0.

Skuadra e Domeniko Tedeskos aktualisht është në një seri pozitive rezultatesh pa humbje prej 12 ndeshjesh: 8 fitore, 4 barazime. Disfata e fundit ka ardhur në Botërorin e Katarit 2022, 2-0 kundër Marokut.

Gjatë tetë përballjeve të fundit me Belgjikën, Anglia ka fituar vetëm dy ndeshje, ndërsa Belgjika 3 dhe tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim. Diferenca e golave është 10-7 në favor të “djajve”.

Por në duelet në të gjitha kompeticionet në histori, kjo e fundit flet në favor të “tre luanëve”, të cilët kanë fituar 16 nga 25 përballjet në total, kundër 5 suksese të Belgjikës dhe katër duele kanë përfunduar në barazim. Ndeshjen e parë ato e kanë luajtur në maj 1921, kur skuadrat u përballën në Bruksel dhe Anglia fitoi 2-0 falë golave të Çarls Bukan dhe Herri Çembërs.

Anglia u mund 1-0 në “Uembli” të shtunën nga Brazili, duke i dhënë fund serisë së 20 ndeshje pa humbje në këtë stadium. Dy humbje radhazi në “Uembli” ata i kanë pësuar për herë të fundit në nëntor 2013: kundër Kilit dhe Gjermanisë.

Skuadra e Domeniko Tedeskos ka 6 ndeshje në 8 të fundit që nuk pëson gol në të gjitha kompeticionet, përfshirë tri të fundit. Hera e fundit që Belgjika ka regjistruar më shumë ndeshje radhazi pa pësuar gol ka qenë nga marsi deri në tetor të vitit 2019 (7 ndeshje).

Në debutimin e tij me kombëtaren e Anglisë kundër Brazilit, Entoni Gordon bëri më shumë goditje (4), më shumë goditje në kuadrat (2) dhe më shumë prekje topi në zonën kundërshtare (9) sesa çdo lojtar tjetër i kombëtares.

– Juri Tilemans shënoi golin e fitores së Kupës FA për Lestërin në finale, ndërsa Leandro Trosard shënoi për Arsenalin në Superkupën e Anglisë 2023. Kjo do të thotë se ata mund të bëhen futbollistët e parë belgë të cilët shënojnë një gol për klubin dhe kombëtaren në stadiumin “Uembli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat