Gati vendimi i rëndësishëm

Futboll

Gati vendimi i rëndësishëm

Më: 29 mars 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

UEFA mund të shpëtojë Sylvinhon nga barra e rëndë e përzgjedhjes së 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Europian. Qeveria Europiane e futbollit, pasi ka marrë në shqyrtim një sërë ankesash nga trajnerë të ndryshëm përfaqësuesesh, pritet të marrë në konsideratë shtimin e numrit të futbollistëve të lejuar në Euro 2024 nga 23 në 26 të tillë.

Burime pranë zyrave të UEFA-s në Zvicër bëjnë me dije se një ide e tillë po merret në konsideratë dhe se brenda pak javësh pritet të dilet me një vendim zyrtar, që me gjasë do të jetë ai i shtimit të numrit të futbollistëve.

Kjo pasi shumë trajnerë kanë mbajtur qëndrim kundër rikthimit te lista me 23 futbollistë, duke qenë se për shkak të ngarkesës së madhe, rrezikojnë të përballen me shumë dëmtime.

Vlen të theksohet se në Europianin e 2021-shit dhe në Kupën e Botës Në Katar 2022, skuadrat patën mundësi të marrin nga 26 futbollistë, por për Euro 2024-ën UEFA vendosi të rikthehej te rregulli i mëparshëm, ai i listës me 23 lojtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat