Derbi në Ferizaj

Futboll

Derbi në Ferizaj

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:59
Pamje nga një ndeshje

Liga e Parë vazhdon sot (e shtunë) me ndeshje tejet interesante në xhiron e 21-të, ku në program janë tetë ndeshje për t’u zhvilluar.

Te Grupi A, të premten janë zhvilluar dy ndeshje dhe sot janë edhe tre përballje interesante që fillojnë nga ora 15:00.

Phoenix është nikoqir i Drenicës, Istogu luan kundër Rahovecit dhe Vëllazimi udhëton për duelin ndaj Trepçës.

Edhe te Grupi B ka shumë ndeshje interesante, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në përballjen mes Ferizajit dhe Prishtinës së Re që luajnë për pozitën e parë.

Tjetër duel interesant pritet edhe mes Kikës dhe 2 Korrikut, kurse spektakël pritet të dhurojnë edhe ndeshjet tjera Flamurtari – Ramiz Sadiku dhe Vllaznia – Vjosa. Në të njejtën kohë zhvillohet edhe dueli mes Vushtrrisë dhe Ulpianës 1926.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat