Udhëtojnë në Shkodër

Futboll

Udhëtojnë në Shkodër

Më: 11 prill 2024 Në ora: 15:05
Laçi

Laçi u rikthye të fitorja në kampionat pas disa javëve.

Me kurbinasit që pas triumfit me Teutën do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh në Superiore. Bardhezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Vllazninë, sfidë e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Kjo përballje do të luhert ditën e shtunë në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Ekipi i Armando Cungu është më i motivuar se kurrë, ndërsa synon fitoren ndaj shkodranëve, të cileët aktualisht kanë 3 javë që nuk sigurojnë 3 pikët.

Pikërisht për këtë sfidë, Cungu do të ketë një “armë” plus ndaj kuqebluve, teksa rikthehet një prej lojtarëve kyç të skuadrës. Bëhet fjalë për Klinti Qaton, i cili me shumë gjasa do të marrë disa minuta në sfidën e të shtunës.

Lojtari ka zhvilluar stërvitje normalisht në ditët e fundit, duke lënë kështu pas dëmtimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat