Në Shkodër janë më gati se kurrë

Futboll

Në Shkodër janë më gati se kurrë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:57
Thomas Brdariç

Në Shkodër janë më gati se kurrë për të luajtur një nga ndeshjet më vendimtare të sezonit.

Nesër në “Air Albania” do të sfidojnë Egnatian në gjysmëfinalen e dytë të “Final – Four”, ku në orën 20:00 do të bëjnë mes tyre llogaritë për finalen e madhe.

Vllaznia ka përgatiru gjithçka në detaje dhe është gati për të zbritur në fushën e lojës, ku fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar më afër titullit kampionë.

Në konferencën për shtyp, Thomas Brdariç shprehet se ekipi i tij është gati për “luftë” dhe synojnë finalen.

“Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të madhe. Të gjithë duam ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe gati për të bërë diçka të veçantë në jetën tonë.

Egnatia? Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale", tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat