Shtohet interesi për Armando Brojën

Futboll

Shtohet interesi për Armando Brojën

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:10
Chelsea

Armando Broja mund të ketë një opsion mjaft interesant për të ardhmen e tij në Premier Ligë.

E përditshmja britanike “Mirror”, ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e klubit të Uest Hem, i cili e monitoronte edhe më parë.

Trajneri Devid Mojes kishte kërkuar futbollistin në dy dritaret e kaluara të merkatos, pa shumë sukses.

Me largimin e tij nga drejtimi i këtij klubi, pakkush mendonte se Uest Hem do të vazhdonte të ndiqte Brojën, sidomos pas 4 muajve të fundit larg çdo pritshmërie te Fullhemi. Por e përditshmja britanike bën të ditur se edhe pasardhësi i Mojes, Julen Lopetegui, është i interesuar për Brojën.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, tashmë kërkon të rinojë skuadrën dhe të nisë një projekt të ri, me emrin e Brojës në listën e atyre që klubi sheh si përforcime të mundshme në një merkato vere që pritet t’i shohë si protagonistë me shumë lëvizje të programuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat