Bellingham para finales me Dortmund-in: Një gjë ka rëndësi

Futboll

Bellingham para finales me Dortmund-in: Një gjë ka rëndësi

Më: 28 maj 2024 Në ora: 18:30
Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham thotë se ndihet gati për finalen e Champions League të së shtunës.

Real dhe Bellingham takohen me Borussia Dortmundin si favoritë të qartë.

“Është qartësisht e veçantë”, thotë Bellingham.

“Por mendoj se përgatitjet duhet të jenë të njëjta si për të gjitha ndeshjet… Është e rëndësishme të jem vetvetja dhe të mos shqetësohem shumë për anën emocionale.

“Jam shumë i emocionuar. Është një ndeshje që e kam ëndërruar që kur kam filluar të luaj futboll.

“E kuptoj se çfarë mundësie është dhe nuk dua të humbas asnjë sekondë. Do të ishte marrëzi të vija këtu dhe të fshihesha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat