Optimizëm te Dortmundi

Futboll

Optimizëm te Dortmundi

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:19
Pamje nga një atmosferë

Finalja e Champions League (1 qershor) po afron dhe te Borussia Dortmund janë të karikuar në maksimum për të thyer Realin e Madridit. Vetëm një herë e kanë fituar verdhezinjtë gjermanë këtë kompeticion.

Në finalen e vitit 1997 përballë Juventusit. Bardhezinjtë e Lippit cilësoheshin favoritë, njësoj siç është Reali tashmë. Por Dortmundi fitonte 3-1 kundër italianëve 27 vite më parë.

Dhe optimizmi e besimi janë maksimal në kampin gjerman se i njëjti sukses do të arrihet edhe kundër skuadrës së Carlo Ancelottit. Rekordmenëve të Champions League.

“Reali favorit? Po, jam dakord. Por a e patë se çfarë ndodhi në finalen e Dublinit? Jam shumë i sigurt se Bayer Leverkusen do të fitonte 8 nga 10 ndeshje kundër Atalantës.

Por Atalanta luajti sikur të ishte ndeshja e fundit në histori. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe në përballë Realit.

Mos të harrojmë se kemi mposhtur dy herë PSG-në.

Fitojmë ne nëse do të jemi në gjendje të luajmë si ndaj francezëve.

Reali është favorit, kjo është një e vërtetë historike, pasi ata nuk kanë humbur kurrë një finale. Por ka gjithmonë një herë të parë.

Edhe Juventusi ishte favorit në 1997, ata ishin si Realit sot, kishin një skuadër shumë të fortë por ne fituam 3-1”, theksoi Hans-Joachim Ëatzke, CEO i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat