Gjimshiti, Seferi e Abrashi do të bashkohen me grupin në Austri

Futboll

Gjimshiti, Seferi e Abrashi do të bashkohen me grupin në Austri

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:55
Shqipëria

Kombëtarja është stërvitur pothuaj e plotë përpara nisjes për në Austri, ku do të vijojë stërvitjen, deri në grumbullimin në Gjermani, për Euro 2024. 23 futbollistë kanë qenë nën urdhërat e teknikut Sylvinho, që ka lejuar 15 minuta të hapura për median, përpara se të merret me taktikat, në këndvështrimin e dy miqësoreve të fillimit të qershorit kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbaixhanit.

Gjimshiti, Seferi dhe Abrashi janë të vetmit që kanë munguar e për shkak të impenjimeve me skuadrat e tyre do të bashkohen me grupin në Graz. Për të kompletuar lojtarët, tekniku brazilian ka thirrur Maksutin dhe Alivodën nga përfaqësuesja Shpresa, për tu stërvitur me ekipin e parë.

Të premten pasdite skuadra do të udhëtojë drejt Austrisë, ku do të vijojë stërvitjen për dy ndeshjet që do të luhen në fakt në Hungari, por vetëm 1 orë e 30 minuta larg Grazit.

Kuqezinjtë do të luajnë në 3 qershor kundër Lihtenshtejnit dhe në 7 qershor kundër Azerbaixhanit, ndërsa në datën 8 qershor do të nisen drejt Dortmundit, në rezidencën gjermane të ditëve të Europianit.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë kundër kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, të dytën kundër të tretëve në Botërorin e Katarit Kroacisë dhe ndeshjen e fundit kundër Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat