Emocionet e anglezit para finales

Futboll

Emocionet e anglezit para finales

Më: 30 maj 2024 Në ora: 19:56
Belingham

Një në intervistë përpara finales së Ligës së Kampioneve, Belingham, tregon se sa e veçantë do të jetë të luajë në Uembli, pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Borusias së Dortmundit.

Futbollisti anglez tregon edhe pirtshmëritë për ardhjen e Mbape te Reali.

Jude Bellingham është votuar si lojtari më i mirë i sezonit në La Liga. 20-vjeçari luajti një rol kryesor në udhëheqjen e Realit të Madridit drejt fitimit të titullit të 36-të në kampionatin spanjoll.

Përpara finales së Ligës së Kampioneve, futbollisti anglez tregon emocionet kur përballë do të ketë ish-skuadrën e tij.

“E di që është një çmenduri se si ndodhi që arritëm deri në finalen e Londrës.

Do të përballem pikërisht me Dortmundin. Nga Gjermania ka shumë faktorë që janë një pasqyrim i mirë i së kaluarës sime, edukimit tim në futboll dhe në jetë gjithashtu.

Do të jetë vërtet një ndeshje shumë e veçantë dhe interesante për mua. Të shtunën do të më duhet të përpiqem të heq emocionet dhe të fokusohem vetëm në lojë. Borusia ka lojtarë vërtet të rrezikshëm. Unë e njoh nga afër cilësinë e individëve. Ata e meritojnë të jenë këtu në finale ashtu si edhe ne. Është e rëndësishme që ta marrim sfidën shumë seriozisht”.

Përsa i përket Topit të Artë dhe ardhjes së Mbapesë te Reali, Belingam përgjigjet:

“Nuk jam shumë i shqetësuar për Topin e Artë. E di që mund të argëtoj tifozët, por askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se Vinicius. Ndërsa për Mbape mendoj se ardhja e tij te Reali do të jetë me të vërtetë emocionuese.

Mendoj se të kesh një lojtar të tillë në skuadër padyshim që do të na çonte në një nivel tjetër. Do të ishte kënaqësi të luanim me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat