Granit Xhaka pas barazimit me Austrinë: Tani do të shkoj në Basel 

Futboll

Granit Xhaka pas barazimit me Austrinë: Tani do të shkoj në Basel 

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 20:43
Granit Xhaka

Zvicra sot ka barazuar me rezultat 1:1 me Austrinë, në ndeshjen miqësore që është zhvilluar në stadiumin e St. Gallenit.

Granit Xhaka ka startuar nga minuta e parë dhe është zëvendësuar në atë të 76-tën dhe Xherdan Shaqiri u aktivizuar nga minuta e 66-të.

Kapiteni Xhaka është i kënaqur me 45 minutat e parë por jo edhe me pjesën e dytë.

 “Mund të jemi shumë të kënaqur me pjesën e parë. Nuk kemi dominuar në këtë mënyrë për kohë të gjatë.

Në pjesën e dytë na ka munguar saktësia në pasimin e fundit, na ka munguar dëshira. Kemi mjaftueshëm kualitet.

Jam i bindur se do të paraqitemi mirë në Evropian.

Mua më duhet ritmi. Është si turne, nuk ke shumë kohë për rikuperim.

Po shikoj përpara drejt Evropianit.

Tani do të shkoj në Basel për të parë familjen time. Mund të rikuperohem mirë në qytet. Dhe prej të hënës fokusi do të jetë plotësisht në futboll sërish”, ka thënë Xhaka për SRF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat