Kylian Mbappe i bëri të frikësohet tifozët e Real Madridit dhe të Francës, pasi gjatë ditës së shtunë nuk ishte pjesë e stërvitjes.
Kapiteni i Francës, Mbappe shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në ndeshjen e parë miqësore ndaj Luksemburgut.
Edhe pse pritej që lojtari më i ri i Real Madridit të paraqitej edhe sonte me Kanadanë, ai pritet të mos jetë pjesë e skuadrës.
Mirëpo mungesa e tij në stërvitjen e djeshme dhe në ndeshjen e sotme nuk do të jetë serioze.
Mbappe nuk ka lëndim muskulor, thjeshtë një shqetësim në shpinë, i cili ishte paraqitur më herët dhe e kishte penguar edhe në ndeshjen e fundit me Luksemburgun.
Mirëpo, pararqitja e tij në ndeshjen hapëse të Francës në “EURO 2024” nuk është në dyshim.
Ai do të jetë pjesë e formacionit startues ndaj Austrisë, me takimin që nis pas 8 ditësh.