De Jong: Jam i trishtuar e i dëshpëruar

Futboll

De Jong: Jam i trishtuar e i dëshpëruar

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 14:03
De Jong e Koeman

Holanda e ka humbur një lojtar të rëndësishëm për në Euro 2024.

Selektori Ronald Koeman priti deri në momentet e fundit për ta mësuar gjendjen e mesfushorit të Barcelonës, pas dhimbjeve të mëdha që i ndjeu ai në nyje të këmbës.

Futbollisti kreativ ndihet i trishtuar dhe i dëshpëruar me atë që i ndodhi në ndeshjen mes Holandës dhe Islandës.

“Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer që nuk do të mundë të marr pjesë në Kampionat Evropian.

E kemi bërë të pamundurën në javët e fundit, por nyja ime e këmbës fatkeqësisht ka nevojë për më shumë kohë.

Është një ëndërr dhe nderi më i madh për ta përfaqësuar vendin tënd në një garë të madhe.

Ta vesh fanellën e portokalltë, ta këndoj himnin kombëtar dhe ta ndjej mbështetjen e krejt vendit dhe popullit…

Tash do të bëj tifo për skuadrën tonë nga jashtë fushës.

Shkojmë përpara djelmosha”, ka shkruar De Jong në rrjetet sociale.

27 vjeçari është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Holandës dhe mungesa e tij pa dyshim do të ndihet me të madhe tek “Orange”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat