Berisha “shqetëson” Sylvinhon

Futboll

Berisha “shqetëson” Sylvinhon

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:48
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka nisur përgatitjet për duelin me Italisë, nsfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët synojnë ta nisin këtë aventurë europiane me rezultat pozitiv.

Stërvitja ka vazhduar intensivisht, teksa vetëm një lojtar ka “shqetësuar” stafin e Sylvinhos. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili ka ndjerë dhimbje në shpinë.

Nuk duket gjë serioze, por gjithsesi gjendja e tij po vëzhgohet nga stafi mjekësorë. Kujtojmë se dueli me italianët do të luhet në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat