Mbappe prezantohet në mes të korrikut

Futboll

Mbappe prezantohet në mes të korrikut

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:18
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe te Real Madridi është pa dyshim transferimi më i madh që ka ndodhur viteve të fundit në futboll.

Ylli francez nuk e vazhdoi kontratën me PSG-në dhe shkoi me parametra zero te gjiganti spanjoll.

Mbappe u zyrtarizua si lojtar i “Los Blancos”, por duhet të presim pak për prezantimin e tij.

Sipas Fabrice Hawkins, prezantimi i Kylian Mbappes te Real Madridi do të bëhet më 16 korrik.

Kjo, pasi që Kampionati Evropian do të zgjasë deri më 14 korrik dhe kanë vendosur që prezantimi të bëhet pas përfundimit të këtij kompeticioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat